Plani zhvillimor i kryeqytetit ende s`ka dalë në diskutim publik

Plani Zhvillimor Komunal konsiderohet si njëri nga dokumentet më të rëndësishme, por në kryeqytet ende nuk ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin Komunal, pasi është kundërshtuar nga opozita.

Zyrtarët komunalë thonë se e kanë të përfunduar draftin e PZHK-së, dhe në momentin që konsiderojnë se mund të jenë votat e mjaftueshme, do ta paraqesin në Kuvendin Komunal.

“Vlen të theksohet se i njëjti është i përfunduar, pasi siç e dimë, plani i kaluar ka qenë 2012-2022, që do të thotë se është i skaduar, dhe me plan të skaduar, kuptohet se nuk mund të punohet. Kemi punuar në drejtimin e krijimit të një plani të ri, i cili më pas do të definojë shumë çështje dhe do të vendosë kritere të duhura, qofshin ato urbanistike apo edhe jo vetëm”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Opozitarët thonë se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket draftit aktual të Planit Zhvillimor.

“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që Prishtinës t’i ofrojmë një plan zhvillimor komunal, i cili do të ishte në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Megjithatë, ky plan i propozuar nga kryetari Rama, në vetvete, as nuk është plan, as nuk është zhvillimor, as nuk është komunal”, tha Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Sipas njohësve të qeverisjes lokale, Plani Zhvillimor duhet të kalojë në diskutim publik.

“Diskutimi publik i planit zhvillimor nuk është vetëm formalitet, është një mundësi për të adresuar sfida si infrastruktura, hapësirat publike, transporti dhe mjedisi, ku qytetarët ndihen të përfaqësuar në këto procese”, tha Valmir Ilazi, njohës i qeverisjes lokale.

Plani Zhvillimor Komunal duhet të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në diskutim publik, e më pas i kthehet Kuvendit për miratim.

Go to TOP