Plani i ri i emigracionit – shpresë për rritjen ekonomike të Kanadasë

Kanadaja planifikon të mirëpresë më shumë se 1.3 milion emigrantë të rinj në vend gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndihmuar ekonominë e saj të rimëkëmbet nga COVID-19 dhe për të nxitur rritjen e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, plani shumëvjeçar i nivelit të imigracionit të Ministrit të Emigracionit Sean Fraser u njoftua të hënën.

“Nëse nuk jemi gati të rrisim ndjeshëm ambicien tonë kur bëhet fjalë për imigracionin, do të jemi në një pozicion ku ekonomia jonë do të vuajë dhe kjo mund të vërë në rrezik kaq shumë shërbime publike dhe mbështetje sociale që më bëjnë mua shumë krenar që jam kanadez”, tha Fraser.

Por plani vjen mes thirrjeve nga kritikët për qeverinë federale që së pari të zvogëlojë numrin e madh të 1.8 milion aplikacioneve të grumbulluara në sistem si rezultat i kapacitetit të ngadalësuar të përpunimit gjatë pandemisë COVID-19.

Në këtë drejtim vënë në pah mediat, plani i ri kërkon “një konsum vjetor” që do të arrijë në 431,645 në vitin 2022; 447,055 në 2023; dhe 451,000 në 2024 – ekuivalente me 1.14 për qind të popullsisë deri në vitin 2024.

Këtë vit, këtë vit do te ketë banorë të ri të përhershëm që do të përfshijë 241,850 nga klasa ekonomike, 105 mijë përmes procesit të bashkimit familjarë dhe 76,545 si refugjatë dhe persona të mbrojtur.

Kanadaja arriti qëllimin e saj gjatë vitit të kaluar – duke pritur 405,000 të rinj të ardhur – ku pjesës më të madhe i është dhënë leja për qëndrim të përhershëm siç janë studentët dhe punonjësit e huaj që tashmë janë në Kanada, dhe nuk do të preken nga masat kufizuese të pandemisë dhe mbyllja e kufijve.

Sidoqoftë, kaosi i krijuar nga COVID-19 në këtë vend por dhe gjetiu – kriza e refugjatëve afganë, krijoi një bllokimi të paprecedentë në sistemin e imigracionit për të cilin ekspertët besojnë do të kërkoj tre vite që të stabilizohet.

Plani i ri i emigracionit – shpresë për rritjen ekonomike të Kanadasë

Kanadaja planifikon të mirëpresë më shumë se 1.3 milion emigrantë të rinj në vend gjatë tre viteve të ardhshme, për të ndihmuar ekonominë e saj të rimëkëmbet nga COVID-19 dhe për të nxitur rritjen e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, plani shumëvjeçar i nivelit të imigracionit të Ministrit të Emigracionit Sean Fraser u njoftua të hënën.

Go to TOP