Plagosja në Podujevë, i dyshuari gjendet në arrati

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë me armë zjarri në Podujevë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

“Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur.

Rasti është duke u hetuar. 

Go to TOP