Plagosja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fishekë

Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Podujevës, të dyshuar për përfshirjen në incidentin me armë zjarri.

Tre nga ta ende janë në trajtim mjekësor dhe nën sigurimin e policisë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme.

Janë konfiskuar gjithashtu edhe dy vetura.

Go to TOP