‘Plagë të rënda’, kjo është gjendja e njërit prej nxënësve që u sulmua nga qeni endacak në shkollë

Gjashtë persona janë sulmuar sot në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë nga një qen endacak. Tre prej tyre nxënës të kësaj shkollë dhe tre të tjerë kalimtar rasti.

Zymer Maliqi, prindi i njërit prej nxënësve ka treguar për Gazetën Insajderi se djali i tij është sulmuar sot në shkollë. Ai tha se 15 vjeçari si pasojë e plagëve që ka marrë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas tij të gjitha shpenzimet nga trajtimi i marrë i kanë paguar vetë familjarët.

“Djali im është në klasën e 10. Ai është duke marrë terapi, për momentin është në shtëpi. Të gjitha shpenzimet në spital i kem mbuluar vetë”, tha ai.

Video e plagëve që i janë shkaktuar nxënësit nga kafshimi i qenit:

Lidhur me rastin ka reaguar Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu.

Fetahu tha se pas incidentit, nxënësit kanë pranuar tretmanin mjekësor dhe se janë mirë.

“Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident para IAAP”Fan S.Noli”, ku një qen i tërbuar ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti. Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, tha ai.

Go to TOP