Kosova.info

Pingpong/Arti Karabaxhaku dhe Taibe Ruli fitues të turneut TOP 8 për U15

Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu TOP 8 për grupmoshat U15 ku tetë më të mirët e Kosovës në këtë kategori u ndeshën secili me secilin për të shpallur në fund fituesit e këtij turneu. U zhvilluan ndeshje shumë interesante, me rivalitet dhe momente dramatike ku fituesit nuk diheshin deri në poenët e fundit.

Në kategorinë e femrave, talentja nga klubi i Prizrenit “Kpp Lidhja e Prizrenit F” Taibe Ruli me plotë meritë dhe dominim total arriti të shpallet kampione duke i fituar të gjitha ndeshjet e këtij turneu. Paraqitje të mirë treguan edhe Maxhire Sojeva (5 fitore dhe 2 humbje) si dhe Ajola Behluli (5 fitore dhe 2 humbje) që të dyja anëtare të klubit nga Ferizaji “Kpp Ahmet Hoxha MK”.

Në kategorinë e meshkujve gara ishte edhe më interesante ku fituesi nuk dihej deri në ndeshjen e fundit ku u ndeshën dy pretendentët Arti Karabaxhaku (Kpp Shkolla Prizreni) dhe Erjon Reka (Kpp Ahmet Hoxha MK) të cilën e fitoi Arti Karabaxhaku me rezultat të ngushtë 3-2 dhe kështu për tu shpallur kampion në kategorinë e meshkujve me 6 fitore dhe vetëm 1 humbje. Poashtu edhe Adriatik Maloku (Kpp Gani Maloku) pati paraqitje të mirë i cili shënoi 5 fitore dhe 2 humbje duke u radhitur kështu në vendin e tretë.

Radhitja finale:

Meshkujt

1 Arti Karabaxhaku (Kpp Shkolla Prizreni)

2 Erjon Reka (Kpp Ahmet Hoxha MK)

3 Adriatik Maloku (Kpp Gani Maloku)

4 Eren Kaqaniku (Kpp Lidhja e Prizrenit)

5 Anes Behluli (Kpp Ahmet Hoxha)

6 Gent Bardiqi (Kpp Vushtrria)

7 Elton Shemsiu (Kpp Gani Maloku)

8 Endri Reka (Kpp Ahmet Hoxha)

Femrat

1 Taibe Ruli (Kpp Lidhja e Prizrenit F )

2 Maxhire Sojeva (Kpp Ahmet Hoxha MK)

3 Ajola Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK)

4 Elsa Behluli (Kpp Ahmet Hoxha MK)

5 Tana Çitaku (Kpp Prishtina F)

6 Jona Hashani (Kpp Ahmet Hoxha F)

7 Elsa Hajrullahu (Kpp Ahmet Hoxha MK)

8 Donika Dema (Kpp Peja) /Kosova.info/

Më të fundit

escort mersin - izmir escort