Pianistja Lule Elezi nesër mban koncert në Prishtinë
Pianistja e mirënjohur Lule Elezi do të performojë për herë të parë në një koncert për publikun e Prishtinës.
Opera ka bërë të ditur se ky koncert do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe do të dirigjohet nga maestro Oleg Arapi.
Gjatë këtij koncerti do të interpretohet vepra të kompozitorëve të njohur botërorë.
Bëhet e ditur se koncerti do të nisë në ora 20:00 dhe hyrja është falas për publikun.
“Pianistja e mirënjohur Lule Elezi do të performojë për herë të parë me Orkestrën e Operës së Kosovës, në një koncert që sjell një përjetim ndryshe për publikun e Prishtinës. Nën drejtimin artistik të maestros Oleg Arapi, dirigjent me profil të lartë artistik, repertori i mbrëmjes përfshin vepra nga: Donizetti, Beethoven, Chopin, Ponce, Bizet dhe Suppé”, thuhet në njoftim.
