Petrit Halilaj, shqiptari i parë me ekspozitë në MET, shndërrohet në ambasador kulturor të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar arritjet e artistit të mirënjohur Petrit Halilaj, i cili është bërë shqiptari i parë që hap një ekspozitë në muzeun prestigjioz The Metropolitan Museum of Art (MET) në New York.
Ekspozita e titulluar “Abetare” sjell kujtesën kolektive të viteve të ‘90-ta përmes skulpturave metalike, duke reflektuar mbi jetët e shënuara nga luftërat në Ballkan.
Krahas ekspozitës në MET, Halilaj hapi edhe një tjetër në Galerinë Kurimanzutto, ku ka transformuar ambientin në një klasë, për të nderuar gjuhën, rininë dhe rolin e intelektualëve shqiptarë të diasporës. /Kosova.info/