Petkoviq: Më mirë probleme në tryezën e bisedimeve në Bruksel se incidente në terren

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën , Petar Petkoviq, ka thënë sot se Serbia ende është duke insistuar për dialogun me Kosovën, duke shtuar se është më mirë të bisedohet në tavolinën e Brukselit sesa siç tha ai “populli serb të vuajë në incidentet në terren”.

Ai në një intervistë për TV Prva ka deklaruar se negociatat pritet të vazhdojnë, por se kjo varet më së shumti nga përfaqësuesit e BE-së dhe se para takimit të nivelit të lartë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të ketë një raund tjetër në nivelin teknik deri në fund të verës, transmeton Klankosova.tv.

Go to TOP