Petkoviq kritikon ashpër ambasadorin gjerman Rohde për deklaratat mbi Asociacionin dhe pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, mbi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa formimin e Asociacionit.
Sipas Petkoviq, kjo përbën “kulmin e mohimit të dialogut” dhe një shpërblim të Prishtinës për atë që ai e quan “gënjeshtër të hapur”.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër Bashkimin Evropian për mbështetjen e një regjimi që, sipas tij, po ushtron dhunë ndaj komunitetit serb në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut përtej interesave politike afatshkurtra.
