Pesëdhjetë refugjatë do të ikin nga Qiproja për në Itali me Papën

Papa Françesku do të marrë 50 refugjatë nga Qiproja në Itali, njoftoi të enjten presidenti i vendit ishullor në Mesdhe, Nicos Anastasiades.

Papa Françesku filloi vizitën e tij pesë-ditore në Qipro dhe Greqi të enjten, duke kërkuar të tërheqë vëmendjen ndaj gjendjes së vështirë të emigrantëve në kufijtë e Evropës dhe të forcojë lidhjet ortodokso-katolike.

Anastasiades tha se populli qipriot “e di më mirë se kushdo dhimbjen e çrrënjosjes dhe largimin nga shtëpitë stërgjyshore”. Ai falënderoi Papën për iniciativën e tij sepse Qiproja, theksoi ai, është marrësi i më shumë refugjatëve si përqindje e popullsisë së saj, ku shumë rrjedhin nga territoret e pushtuara nga Turqia në veri.

Françesku do të udhëtojë për në Athinë të shtunën dhe në itinerarin e tij për në Greqi përfshihet një vizitë në një qendër pritjeje refugjatësh në ishullin Lesbos, i cili ishte në vijën e parë të një fluksi masiv emigrantësh në Evropë në 2015.

Go to TOP