Pesë kandidatë në garë për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese – këta janë emrat

Në mbledhjen e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, të martën, u konstatua se pesë kandidatë kanë aplikuar dhe të njëjtit i plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për dy pozita për gjyqtarë.

Kandidatët janë: Selman Ymeri, Flamur Mrasori, Ardita Haxhinikaj-Demi, Ramadan Gashi dhe Avdylkadër Muçaj.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Komisioni vendosi që për këta kandidatë të zhvillohen intervistat me gojë më 14 nëntor 2024.

Prezent nga anëtarët e këtij Komisioni ishin deputetët: Adnan Rrustemi, Pal Lekaj, Mimoza Kusari-Lilaj, Driton Selmanaj, Avokati i Popullit: Naim Qelaj dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Gresa Cakaj-Nimani.

Ndryshe, mbledhja e kaluar e këtij Komisioni kishte dështuar të mbahej në mungesë të kuorumit.

Go to TOP