Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skënderaj
Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se sot në këtë qytet është përuruar stacioni i ri i autobusëve.
Ai ka thënë se ky projekt, është projekt drejt një qyteti më modern, të rregullt dhe më funksional.
“Sot përuruam stacionin e ri të autobusëve, një projekt konkret drejt një qyteti më modern, më të rregullt dhe më funksional. Një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik. Vazhdojmë përpara me projekte që bëjnë ndryshimin!”, ka shkruar Lushtaku. /Kosova.info/
