Përurohet projekti “Rrugët për fëmijë” te shkolla “Elena Gjika”
Sot është përuruar projekti “Rrugët për fëmijë” përreth shkollës fillore të mesme të ulët, “Elena Gjika” në Prishtinë.
Kjo hapësirë është bërë për sigurinë e nxënësve dhe të komunitetit në lagjen ku ndodhet shkolla.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka publikuar një video ku shihet transformimi që është bërë në këtë hapësirë.
