Personi i raportuar si i zhdukur, gjendet i vdekur

Është gjetur trupi i pajetë i personit i cili ishte raportuar si i zhdukur.

Policia e Kosovës njofton se për personin është raportuar si i zhdukur më datën 22.01.2025, në Ferizaj, ndërsa trupi i të ndjerit është gjetur më 05.02.2025.

“Ferizaj 22.01.2025-NN. Lidhur me rastin person i zhdukur, me 05.02.2025 është raportuar se është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore, hetuesit e IML-s si dhe njësia e K9”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se për këtë rast, me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.


Go to TOP