Përse u katandis kjo Botë kështu !!!

Shkruan: Fejzo Subashi

Përse u katandis kjo Botë në këtë farfeje, në këtë situatë cop cop ku nuk ka qëni ku ta kapi. Një Botë, jo vetëm me këmishë të shqyer, por një Botë pa jastëk e jorgan. Një Botë pa këmbë e kokë, por fatëkeqësisht një Botë me shumë duar që të zhvatin e të shuajnë me nam e nishan. Një Botë e katandisur ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Një Bot pa din dhe diman. Një Botë ku më shumë fjalë sesa vepra e dimensione, ku sotë të bëjnë festën për ditëlindje, nesër cermonin për të marr atë që me zor ta dhanë…

Fat i keq i brezit tonë dhe më I keq i atyre që do vijnë nga mbas. Flasim për demokraci, po kemi zhdukur çdo element të saj. Shkenca ecën evulonë, por për fat të keq përvalon injoranca, megalomania dhe mediokriteti. Dje kishim e bënim luftë, po kishte rregulla dhe norma, sot as luftë, as paqe…

Dje liderë boll të këqinjë , por me karakter dhe personalitet. Sot për të ardhur keq, vështirë tu thuash liderë lokal, evropiane, apo ndërkombëtar. Më shumë të stisur e zuzar, pa personalitet , pse jo dhe truthar. Dje, ndoshta jo me shumë shkollë, po fisnikë e me përvojë. Dje më pak të shkruara, por më shumë korrektësi e silidar. Sot liderë që flasin e gërtasin për sandarte, por vështirë se u gjen te damari gjak qytetari.
Dje burra zamani, sot as gra fustani. Dje të veshur, me kulturë e qytetar, sot sharlatan e dordolec për në pazari.Dje lider pjesë të historisë e me histori, sot burra me histori rozë e luftëtar krevati …

Dje mendoni për vendi e tyre dhe për Botën, sot për portofolin dhe për postin.
Dje u peshonte fjala e i rëndonin kolltukut, sot i kërrus portofoli dhe i bëjnë hije kolltukut. Dje ndrinte selia dhe pallati kur hynte, sot dhe dielli fshihet.

Dje marrëdhënie korrektësie me përfaqësues ndinjitoz, sot ambasador batakçinj e mafjozë.
Dje e dije dhe e kishe të qartë: se e kishe, ose mik ose armik për kokë , sot as mik as armik Sot vështir ti japësh qoshen , kur nuk e di se as të kap as të lëshon.
Eh moj Botë e shkreta Botë, që je katandis si pula pa kokë.
Nga Fejzo Subashi
Tiranë 2023

Go to TOP