Përparim Rama shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

Rama theksoi se në kohët më të vështira për vendin, Engel ishte ndër zërat e parë që doli në mbrojtje të Kosovës duke kontribuar në rritjen e vëmendjes ndërkombëtare për kauzën e saj.

Ai vlerësoi rolin e Engel në Kongresin e Shteteve të Bashkuara duke nënvizuar se udhëheqja dhe përkushtimi i tij kanë pasur ndikim të rëndësishëm në avancimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në emër të qytetarëve të Prishtinës, Rama u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Engel duke shtuar se trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në kujtesën e popullit të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP