Përparim Rama nderon dëshmorët: Lavdi heroizmit dhe sakrificës për liri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me nënkryetarët, drejtorët komunalë, ekipin e Kryeqytetit dhe komandantin Fatmir Sopi, ka bërë homazhe për të nderuar dëshmorët e kombit. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe nxënësit e shkollës “Iliria”.

Rama theksoi se epopeja e UÇK-së është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve, që me gjakun e tyre shkruan historinë më të lavdishme të kombit shqiptar.

“Lavdi jetës, veprës dhe heroizmit të dëshmorëve, familjeve që sakrifikuan dhe ushtarëve të FSK-së që vazhdojnë ta mbajnë gjallë amanetin e tyre,” u shpreh Rama.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP