Përparim Gashi i bashkohet listës “Prishtina në Dorën Tënde” të Agim Krasniqit

Përparim Gashi ka zyrtarizuar kandidimin e tij për Kuvendin Komunal të Prishtinës duke iu bashkuar listës qytetare “Prishtina në Dorën Tënde – PDT”, të udhëhequr nga kandidati për kryetar të kryeqytetit, Dr. Agim Krasniqi.

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Gashi u shpreh se është i motivuar dhe i frymëzuar nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar në përmirësimin e jetës së përditshme në Prishtinë. Ai tha se angazhimi i tij politik vjen nga dëshira për të sjellë ndryshime konkrete dhe zgjidhje për sfidat me të cilat përballen qytetarët.

“Me respekt, i bashkohem kësaj nisme qytetare me bindjen se Prishtina ka nevojë për një vizion të ri zhvillimi dhe për një qeverisje më afër njerëzve,” theksoi Gashi.

Përparim Gashi do të garojë në listë me numrin 5. /Kosova.info/


Go to TOP