Përmirësojnë kujtesën, këto janë kurat natyrale që bëjnë mrekullinë për shëndetin

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u kujdesur për trupin dhe për të përmirësuar kujtesën tuaj sesa konsumimi i ushqimeve natyrale.

Për këtë arsye, ju sjellim këto kombinime natyrale që do t’ju ndihmojnë të mbani trupin tuaj në kushte optimale, të forconi trurin, funksionimin e zorrëve dhe gjithashtu t’ju ndihmojnë të keni lëkurë më të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Kombinimi i parë

Përbërësit:

1 filxhan boronica

Një banane

Një lugë çaji vaj liri

Për ta përgatitur i kombinoni të gjithë përbërësit në një blender. Shtoni pak ujë dhe mjaltë për ti ëmbëlsuar shijen.

Kombinimi i dytë

Përbërësit:

2 banane

2 gota lëng portokalli të shtrydhur

1 lugë gjelle mjaltë

½ lugë gjelle me vanilje

Përzieni të gjithë përbërësit në një blender dhe shtoni pak ujë që të mos jetë shumë e trashë masa.

Go to TOP