Përmbytje në Las Vegas, dy të vdekur – shiu vërshoi brenda hoteleve dhe kazinove ikonike

Shiu i rrëmbyeshëm bëri që disa nga hotelet dhe kazinotë më ikonike të Las Vegasit të përmbytjen gjersa janë gjetur edhe dy trupa të pajetë.

Shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit duke hequr mbeturinat nga një kanal përmbytjeje afër bulevardit Las Vegas, ku kanë zbuluar trupat e pajetë të një njeriu.

Një tjetër trup u gjet të premten në një kanal pranë skajit jugor të “Rripit”.

Është e paqartë nëse vdekjet ishin rezultat i drejtpërdrejtë i përmbytjeve të shpejta në këtë kohë.

Reshjet e forta të së enjtes mbrëma përmbytën kazinotë dhe restorantet ikonë të Strip-it gjersa disa video edhe shkatërrimin e disa ikonave të qytetit amerikan, si Caesars dhe Planet Hollywood.

Përmbytjet masive kanë bërë gjithashtu që qyteti të pësojë ndërprerje të mëdha të energjisë pasi mbi 17 mijë klientë të NV Energy kanë mbetur pa rrymë.

Ndryshe, shërbimi i meteorologjik ka bërë të ditur se hera e fundit që vera ishte kaq e lagësht ishte në vitin 2012. Në Las Vegas zakonisht bie shi rreth 10 centimetra në vit. 

Go to TOP