Përmbytje në Kashmir, 56 të vdekur dhe 80 të zhdukur

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën në një përmbytje të papritur në Kashmirin e Indisë, të enjten.

Rreth 80 persona rezultojnë ende të zhdukur, sipas The Guardian. Thuhet se njerëz janë marrë nga uji në një vend pushimi përgjatë një rruge të njohur pelegrinazhi.

Ngjarja ndodhi pak më shumë se një javë pasi një përmbytje e fuqishme dhe një rrëshqitje dheu fshinë një fshat të tërë në shtetin indian Uttarakhand në Himalaje.


Go to TOP