Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi

Janë bërë 26 vjet nga masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, ku u ekzekutuan mizorisht 102 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga njësite të kombinuara ushtarake, paramilitare e policore serbe.

Me këtë rast është përkujtuar vepra dhe sakrifica e të rënëve. Të mbijetuarit dhe familjarët edhe në këtë përvjetor kërkuan drejtësi, e cila sipas tyre ende nuk është vendosur. 

Naim Lushi tha se kjo barbari ishte në shenjë hakmarrjeje për humbjet që po i pësonte ushtria serbe nëpër frontet e luftës.


Go to TOP