Përfundon sezona për Neymar
Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar Jr, mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi francez ka njoftuar se sulmuesi i tyre pritet të mungojë deri katër muaj, pasiqë i duhet rikuperuar nga operacioni në kyçin e këmbës.
Neymar Jr është obliguar të largohet nga fusha me barelë në ndeshjen ndaj Lille-s, shkruan FrontOnline.
Klubi i PSG-së, fillimisht kishte njoftuar se sulmuesi kishte pësuar një frakturë, duke garantuar se nuk do të mungonte shumë gjatë.
Mirëpo sot, mjekët e PSG-së kanë rekomanduar oprimin, në menyrë që të riparohet ligamenti në kyçin e këmbës, duke bërë të ditur për një mungesë të gjatë të tij të rikthimit.
Kështu ai nuk do stërvitet me kampionin francez nga 3 deri në 4 muaj.
Megjithatë, nëse Paris Saint-Germain, arrin të kualifikohen në finalja e Champions League e cila zhvillohet më 10 qershor, Neymar mund të rikthehet.
