Përfundon restaurimi i shtëpisë së Hynilerëve në kryeqytet

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka njoftuar për përfundimin e restaurimit të shtëpisë së Hynilerëve, një prej ndërtesave më të vjetra dhe më të bukura të Prishtinës.

“E ruajtur me përkushtim nga familja Hyniler ndër shekuj, kjo perlë e arkitekturës tradicionale tashmë do të jetë e sigurt dhe e mbrojtur për brezat e ardhshëm, falë punës dhe investimit të Ministrisë së Kulturës,” thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ky restaurim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit dhe në promovimin e arkitekturës tradicionale shqiptare. /Kosova.info/


Go to TOP