Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka bërë me dije se ka përfunduar restaurimi i kullës së familjes Geci në fshatin Pozhar, Komuna e Deçanit.

Sipas këtij institucioni, asetet e trashëgimisë sonë kulturore po mbrohen dhe ruhen për brezat e ardhshëm.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në mbarë vendin. /Kosova.info/


Go to TOP