Përfundon renovimi i Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë, gati për shfaqje

Amfiteatri i Pallatit të Rinisë ka përfunduar renovimin. Hapësira tashmë është e gatshme për shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, si improvizim skenik tash e një kohë pas renovimit të tërësishëm të kësaj të fundit.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se punimet në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë janë tashmë përfunduar dhe ai është i gatshëm për të përmbushur nevojat e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pallatit të Rinisë.

Ndërkaq ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se aktorët kanë nisur provat në këtë hapësirë.

“Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes ‘Kamarja e turpit’ nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha”, ka shkruar Çeku.

Go to TOP