Përfundon numërimi i votave në Junik, dëshpërim i madh për AAK-në
Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar gjithë numërimin e votave në Komunën e Junikut.
Tashmë në këtë komunë janë numëruar 100% të votave në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ del se 47.26% të votave ka mbledhur kandidati i AAK-së, Agron Kuçi.
Kurse 37.87% të votave mori Ruzhdi Shehu nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës.