Përfundon me sukses eksplodimi i mjetit në Stagovë të Kaçanikut
Policia njofton se ka realizuar me sukses eksplodimin e një predhe të dyshuar, e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, sot në orën 12:35, në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen “Teneqja”.
Policia ka njoftuar se operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik.
Për sigurinë e qytetarëve ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.
Po ashtu, policia ka thëne se operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët.
