Përfundon Kampionati Mesdhetar për Kosovën U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Mali të Zi.

Të premten vajzat tona pësuan humbje nga Kroacia me rezultatin 32:10.

Gjatë gjithë javës Kombëtarja jonë ka pasur sfida të mëdha, ndërsa përballë i kishte disa prej kombëtareve më cilësorë në Evropë.

Përvoja e krijuar në këtë Kampionat Mesdhetar do t’i shërbejë shumë gjeneratës së 17-vjeçareve për të ardhmen në sportin e hendbollit. Ndër të tjera vajzat tona kanë kuptuar se për paraqitje në nivelin serioz ndërkombëtar u duhet nivel dukshëm më i lartë në të gjitha aspektet. Megjithatë në momente Kombëtarja jonë ka dëshmuar se ka potencial në të cilin mund të ndërtohet shumë për të ardhmen. /Kosova.info/


Go to TOP