Sala Jashari: Me besimin e votuesve, puna jonë është e pandalshme

Pas një periudhe të angazhimit intensiv në terren, Sala Jashari ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt objektivave afatgjata të partisë.

Në këtë kontekst, Jashari shprehu mirënjohjen e saj për Kryetarin Krasniqi dhe Kryetarin e Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtakun duke theksuar mbështetjen që ka marrë për t’u bërë një shembull për të rinjtë e Kosovës.

Ajo falënderoi strukturat e PDK-së dhe aktivistët për përkushtimin e tyre duke theksuar se me mbështetjen e votuesve, puna e saj do të vazhdojë pandalshëm.

“Gjithmonë besnike ndaj të gjithë ju mbështetësit e mi,” përfundoi ajo. /Kosova.info/


Go to TOP