Përfundon Kampionati Mesdhetar për hendbollistët deri në 18 vjet
Të shtunën në Shamorin të Sllovakisë ka përfunduar Kampionatin Mesdhetar për hendbollistët deri në 18 vjet.
Në këtë kampionat të nivelit të lartë mori pjesë edhe Kombëtarja jonë.
Të shtunën Kosova U18 luajti me Bullgarinë për pozitën e 13-të. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e barabartë. Bullgarët fituan me një gol dallim, 20:19. Dhe goli i fundit u realizua në sekondën e fundit.
Kampione u shpall Spanja.
Për djemtë tanë të rinj ishte një përvojë shumë e rëndësishme që shpresohet se do të shërbejë shumë për të ardhmen. /Kosova.info/
