Hoffenheim mposht Dortmund, Asllani, Avdullahu e Hajdari ishin aty
Hoffenheim ka marrë një fitore të madhe ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2:1, duke ringjallur shpresat për kualifikim në Champions League.
Heroi i ndeshjes ka qenë Andrej Kramaric, i cili ka realizuar dy gola nga penalltia, përfshirë edhe golin vendimtar në minutën e nëntëdhjetë e tetë.
Hoffenheim ka kaluar në epërsi para pushimit pas një vendimi të VAR për penallti, ndërsa në pjesën e dytë Dortmund e ka barazuar me një gol nga Serhou Guirassy.
Megjithatë, në momentet e fundit, një tjetër penallti i ka dhënë mundësinë Kramaric ta sigurojë fitoren.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Hoffenheim pas pesë ndeshjeve dhe i afron ata vetëm dy pikë larg zonës që dërgon në Champions League.
Te Hoffenheim janë paraqitur edhe treshja e Kombëtares së Kosovës: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albin Hajdari.
