Lazio fiton në Napoli, largohet titulli

Lazio ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Napoli me rezultat 2:0, duke komplikuar edhe më shumë garën për titull në Serie A.

Lazio ka kaluar në epërsi herët me golin e Matteo Cancellieri, ndërsa më pas e ka dyfishuar avantazhin në pjesën e dytë me anë të Toma Basic.

Napoli ka pasur disa raste për t’u rikthyer në lojë, por nuk arritur të konkretizojë, ndërsa portieri Vanja Milinkovic-Savic ka bërë disa pritje vendimtare.

Me këtë humbje, shpresat e Napolit për titull janë zbehur ndjeshëm, ndërsa Lazio vazhdon të luftojë për pozita më të mira në tabelë. Tabela e Serie A kryesohet nga Inter. 


Go to TOP