Përfshihet nga flakët një kamion në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:00, është raportuar se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri. 

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. 

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes. 

Go to TOP