Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të premte, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Telegrafin.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Go to TOP