Përfaqësuesit e KRU ‘Prishtina’ marrin pjesë në konferencën e Vjenës

Në Vjenë të Austrisë është duke u mbajtur konferenca e “Ujit Danub 2025” me temën: “Duke u kthyer pas, duke parë përpara: Një përditësim i sektorit”.

Në një postim në ‘Facebook’ KRU Prishtina bën të ditur se në këtë konferencë, Kosova është duke u përfaqësuar nga përfaqësuesit e shtatë ujësjellësve.

“Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” janë duke marrë pjesë zyrtarë të lartë të ndërmarrjes të kryesuar nga Zyrtari Kryesor Financiar, Riza Spanca dhe drejtorë të bordit, Bashkim Pllana dhe Fatos Budeci”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se kjo ngjarje e rëndësishme është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Shërbimeve të Ujit në Rajonin e Lumit Danub (IAWD) dhe Banka Botërore, me mbështetje nga qeveria austriake. /Kosova.info/


Go to TOP