Përballja me një kosto spitalore të papërballueshme dhe humbja e një të Dashuri
Familja Rrustemi nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë pas humbjes së babait dhe Kostove të larta spitalore
Në një situatë të rënduar dhe me dhimbje të thellë, familja e Gëzim Rrustemit po kalon momente të vështira. Pas humbjes së babait të tyre pas disa sëmundjeve të rënda dhe një qëndrimi tre mujor në spital jashtë vendit, ata përballen me një barrë të rëndë financiare. Në një postim prekës në Facebook, Gëzim Rrustemi ndau historinë e tyre dhe bëri një thirrje për ndihmë:
“Ne pamundësi për të përballuar një kosto të lartë spitalore prej €102,326.10, ne si familje po e kalojmë një situatë të vështirë financiare. Pas disa sëmundjeve të rënda, babi im ndërroi jetë! Dhe tani, përveç dhimbjes për humbjen e babit, ne kemi për të paguar një shumë të madhe parash për shpenzimet e mjekimit të tij gjatë një qëndrimi 3-mujor në spital jashtë vendit! Ne pamundësi për të mbuluar këtë shumë, kërkojmë ndihmën tuaj! E vlerësojmë shumë ndihmën tuaj. Faleminderit!”
Kjo situatë është një barrë e dyfishtë për familjen, duke u përballur me humbjen e një njeriu të dashur dhe me stresin e një borxhi të madh që është përtej mundësive të tyre për ta përballuar vetë. Gjatë qëndrimit të tij në spital jashtë vendit, babai i Gëzimit mori kujdesin më të mirë të mundshëm, por për fat të keq, përpjekjet mjekësore nuk mundën të shpëtonin jetën e tij.
Familja e Gëzimit po kërkon ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit dhe të gjithë njerëzve të mirë që mund të kontribuojnë në përballimin e kësaj sfide financiare. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të ishte një lehtësim i madh për ta dhe do të ndihmonte në zbutjen e barrës financiare të tyre.
Në këto momente të vështira, ndihma juaj mund të bëjë një ndryshim të madh. Dhimbja e humbjes së një prindi është e papërshkrueshme, dhe përballimi me një borxh të tillë e bën këtë periudhë edhe më të vështirë për familjen Rrustemi. Ndihma dhe mbështetja juaj do të japin shpresë dhe forcë për të vazhduar përpara.
Nëse dëshironi të kontribuoni për të ndihmuar familjen Rrustemi, ju lutemi KLIKONI KETU për detaje të mëtejshme mbi mënyrat e mundshme të ndihmës financiare. Çdo kontribut është i mirëpritur dhe i vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Faleminderit!
