Prokuroria deklarohet sot për zhdukjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Bedri Rexhepi vazhdon të jetë i zhdukur prej më shumë se një vit.
Biznesmeni kosovar është zhdukur që nga data 8 prill 2021 në Novobërdë. Ky ishte edhe informacioni i fundit që ishte dhënë nga familjarët.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për media, në lidhje me rrëmbimin e të lartcekurit.

Në këtë konferencë do të prezantoj prokurori i rastit, transmeton lajmi.net.

“Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”.

Ndryshe ditë më parë nga Prokuroria është thënë se janë gjetur disa mbetje mortore në një zonë kodrinoro-malore në Novobërdë, e që dyshohet të jenë të trupit të biznesmenit Bedri Rexhepi.

Megjithatë ende nuk është dhënë rezultati i ekzaminimeve në lidhje me identitetin e këtyre mbetjeve mortore.

Go to TOP