Për tri ditë, policia në Mitrovicë shqipton 195 gjoba për shoferët që përdoren telefonin gjatë vozitjes

Policia e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës vetëm gjatë tri ditëve të fundit ka shqiptuar 195 gjoba për shoferët të cilët gjatë ngasjes së automjetit kanë përdorur telefonin.

Në një komunikatë të policisë, thuhet se kjo po bëhet me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe me qellim të parandalimit të aksidenteve.

Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më tej, Policia e Kosovës apelon te të gjithë ngasësit që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut rrugor.

Go to TOP