Për një pozicion, nga dy yjeve – formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappen dhe Alphonso Davies

Sipas asaj që raporti më parë MARCA, Real Madrid ka nënshkruar tashmë me Kylian Mbappen. Para kësaj, francezi deklaroi qëllimin e tij për t’u larguar nga PSG në fund të sezonit.

Me transferimin e francezit në Madrid në verë, sulmi i Los Blancos pritet të bëhet më i frikshëm se kurrë. Por, klubi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se Real Madrid do të nënshkruajë edhe me Alphonso Davies nga Bayern Munich.

Disa lojtarë do të largohen në verë nga Real Madridi për t’u lënë vend përforcimeve të reja. Shembull Nacho dhe Luka Modric.

Joselu mund të shtohet në atë listë, por është e vështirë të parashikohet se ai do të largohet duke marrë parasysh se sa me ndikim ka qenë në këtë sezon si lojtar rezervë.

Sa i përket formacionit, Real Madridi pritet të rikthehet në 4-3-3 ose akoma më mirë, 4-2-3-1 për të akomoduar Mbappen.

Go to TOP