Për një javë u sekuestruan 15 armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës vetëm për një javë ka sekuestruar 15 armë zjarri të llojeve të dhe kalibrave të ndryshëm në Prishtinë.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  220 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 74 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, njofton Policia e Kosovës.

Në po të njëjtën periudhë kohore, sipas policisë në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar 5mije e 123 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 920 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me  radar mobil.


Go to TOP