Për 24 orë, tetë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit thuhet se rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Prizren, Malishevë, Skenderaj, Zveçan dhe Mitrovicë.

Drenas 01.08.2022 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.08.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte dëmtuar një dokument viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuar të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Adriana Abdullahu 02.08.2022 – 15:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Prizren 02.08.2022 – 11:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person.  Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 02.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Skenderaj 01.08.2022-23:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Zveçan 02.08.2022 – 10:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave kosovarë  si dhe i ka kanosur ata. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Veri 02.08.2022 – 18:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat, një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet ne mbajtje prej 48 orë.

Go to TOP