Pensionohet doktoresha Halime Krasniqi, për shumë vite mjekoi shumë qytetarë në Komoran
Ajo me prejardhje është nga Juniku, mirëpo, profesionin e saj si doktoreshë e ushtroi në Komoran.
Fjala është për doktoreshën Halime Krasniqi, e cila tashmë ka dalur në pension.
Për gjatë gjithë këtyre viteve sa ishte në krye të detyrës, doktoresha Krasniqi shërbeu me profesionalizëm dhe ishte shumë e dashur me pacientët, që i mirëpriste me buzëqeshje.

“Qytetarët e Komoranit me rrethinë do jenë gjithmonë falënderues për kontributin tuaj të çmuar për gjithë qytetarët e kësaj treve” thuhet në njoftimin që është vënë në faqen Drenica Sot, ku është treguar për punën që Halime Krasniqi ka bërë.

