Pëllumb Bajçinovci emërohet Drejtor i Mobilitetit në Prishtinë
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka emëruar Pëllumb Bajçinovci në pozitën e Drejtorit të Mobilitetit, një rol kyç për zhvillimin e politikave të transportit dhe qarkullimit urban në qytet.
Bajçinovci sjell me vete një përvojë të konsiderueshme në jetën institucionale dhe politike në Prishtinë. Aktualisht asamblist në Kuvendin Komunal dhe ish-kryesues i tij, ai ka qenë i përfshirë në procese të rëndësishme vendimmarrëse duke kontribuar në fusha si zhvillimi urban, rinia, sporti dhe kultura.
Përvoja e tij si zëdhënës në Komunën e Prishtinës ka ndihmuar gjithashtu në ndërtimin e një profili të fortë në komunikimin publik dhe bashkëpunimin me qytetarët.
Me formim akademik në menaxhment dhe angazhim të gjatë në institucione, Bajçinovci pritet të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e politikave të mobilitetit, përmirësimin e qarkullimit urban dhe promovimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për kryeqytetin.
Nga Komuna e Prishtinës u shprehën pritshmëri për rezultate konkrete në këtë sektor, ndërsa Bajçinovcit iu uruan suksese në këtë përgjegjësi të re në shërbim të qytetarëve. /Kosova.info/
