Peleshi mbështet iniciativën për anëtarësim e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes,  zhvilloi sot takim me homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshin.

Në takimin e sotëm ministrat diskutuan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

“Të dy ministrat vlerësuan lart angazhimet e deritashme për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të planit të bashkëpunimit vëllazëror bilateral, me theks të veçantë aktivitetet e planifikuara në funksion të përgatitjeve për Stërvitjen e forcave amerikane me aleatët ‘Defender-Europe’23’”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ministri Peleshi ka shprehur mbështetjen e plotë nga pozita e tij respektive dhe në përgjithësi të autoriteteve institucionale të Republikës së Shqipërisë, mbështetje kjo e cila ka qenë permanente edhe në të kaluarën, për aspiratat e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe lobimin te vendet mosnjohëse të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, ata vlerësuan se ky bashkëpunim duhet të thellohet në vazhdimësi,  në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. 

Go to TOP