Peja kalon në gjysmëfinale pa shumë telashe

Peja ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike

Kjo pas fitores ndaj Teutës në çerekfinale. Ndeshja e zhvilluar në Vlorë ka përfunduar me rezultat 122:78 (45:13, 28:21, 30:21, 19:23).

Më i dalluari te Peja ishte Justin Davis me 29 pikë, 14 kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa për Teutën, Patrick Bacon ka shënuar 27 pikë si dhe ka pasur pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Peja tani do të përballet në gjysmëfinale me Golden Eagle Ylli.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të luhet të dielën.

Go to TOP