Peci i qëndron pas të gjitha akuzave që bëri për Ganimete Musliun

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se i qëndron pas të gjitha deklaratave që bëri për deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë mbledhjes së Komisionit të martën.

Peci akuzoi rëndë Musliun se si janë dhënë subvencionet në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet, pasi paraprakisht deputetja e PDK-së e kishte gjuajtur me ujë ministrin.

“Unë i qëndroj pas deklaratave të dhëna aty”, ka thënë shkurt Peci në konferencë për shtyp.

Go to TOP