Peci e pret në Han të Elezit ministrin gjerman të Bujqësisë
Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, të mërkurën ka mbërritur për një vizitë në Kosovë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pritur homologun e tij gjerman, Cem Ozdemir në pikën kufitare në Han të Elezit.
Peci e Ozdemir do të vizitojnë vreshtat në Rahovec, verarinë “Bodurimi i Vjetër” e po ashtu do të ketë aktivitete të tjera.
Ozdemir po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, nga ora 16:30.
