PDK: Vendimi i GjND-së e vulosi të drejtën e Kosovës si shtet

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për secilin qytetar”, thekson ky subjekt politik. /Kosova.info/


Go to TOP